Mes rasteve të identifikuara, viktimave dhe masave kryesore të marra, ja se cili është bilanci i përhapjes së koronavirusit në Evropë.
ITALI
Me 374 raste infektimi dhe 12 të vdekur, Italia është vendi më i prekur në Europë dhe platforma e shpërndarjes së COVID-19 në kontinent, për shkak të turistëve që kanë vizituar veriun e vendit.
SPANJË
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 12 raste, nga të cilat dhjetë kanë lidhje me Italinë.
FRANCË
Janë identifikuar 18 raste dhe dy persona kanë vdekur.
Rasti i 18-të u regjistrua sot në mbrëmje dhe ishte bashkëshortja e një pacienti të shtruar në spital, në Annecy.
GJERMANI
Deri tani, 18 raste. Dy të fundit u identifikuan dje, midis të cilëve një 25-vjeçar me shumë mundësi i infektuar në Milano.
BRITANI E MADHE
Trembëdhjetë raste të identifikuara që nga fillimi i epidemisë.
GREQI
Rasti i parë u identifikua sot dhe është një grua 38-vjeçare, që kishte udhëtuar kohët e fundit në Italinë e Veriut.
KROACI
Tre raste: një i ri, që kishte qenë në Itali dhe vëllai i tij, ndërsa rasti i tretë, një burrë që punonte në Parma, Itali.
AUSTRI
Dy raste: një çift të rinjsh italianë.
BULLGARI
Deri më tani, nuk janë identifikuar raste infektimi me koronavirus.
BELGJIKË
Një rast, një burrë i ardhur nga Wuhan në fillim të shkurtit.
DANIMARKË
Asnjë rast.
NORVEGJI
Një rast, një person i kthyer nga Kina, javën e kaluar.
FINLANDË
Dy raste, një turiste kineze në Laponi, e identifikuar në fund të janarit dhe një finlandeze e identifikuar sot dhe që kishte vizituar Italinë e Veriut.
SUEDI
Dy raste. Rasti i parë u identifikua në fund të janarit, një grua që kishte qenë në rajonin e Wuhan-it.
VENDET BALTIKE
Deri tani asnjë rast, por autoritetet kanë marrë masa.
Lituania ka deklaruar gjendjen e “situatës ekstreme”, që e lejon atë të veprojë dhe të lëshojë fonde më shpejt në rast të një epidemie.
Letonia ka rezervuar rreth 100 shtretër spitalorë dhe u ka kërkuar shtetasve të saj, të cilët janë kthyer nga vendet e prekura, që të marrin 14 ditë “leje karantine” të paguar nga Sigurimet Shoqërore.
POLONI
Asnjë rast i konfirmuar.
REPUBLIKA ÇEKE
Asnjë rast. Dhjetëra çekë të kthyer nga Italia janë vënë në karantinë.
SLLOVAKI
Asnjë rast.
GJEORGJI
Rasti i parë u njoftua sot.
MAQEDONI E VERIUT
Një rast, një grua që u kthye pas pushimeve në Itali.
KOSOVË
Asnjë rast.
SHQIPËRI
Asnjë rast.
SERBI
Asnjë rast.