Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, përmes një njoftimi.
Njoftimi:
Sot, morëm një lajm të trishtë e të dhimbshëm, u njoftuam se ka ndërruar jetë kushëriri ynë Profesor Xhavat Nevzadi Nevzadi!
Profesor i kimisë Xhevat Nevzadi ishte ndër kuadrot e para të lëndës së kimisë!
Ishte një profesionist, punëtor, dhe njeri i fjalës e parimeve!
Përveç që rriti, edukoi, ai edhe asnjëherë nuk u ndal se vepruari për çështjen kombëtare!
Në kohët më të vështira për kombin, në kohën e luftës 1998/1999 ishte anëtar i kryesisë së Shoqatës Bamirëse,, Nëna Terezë “!
Profesor Xhevati në këtë kohë, ai edhe mori rrugën për Prekaz për të dërguar ndihma!
Në këtë akcion të ndihmave, ai edhe u maltertua rrugës derisa i dërgonte ndihmat, dhe me pastaj u burgosë!
Tërë jetën, ia kushtoi shkollimit, tërë jetën ishte në rrugën e kombit dhe gjithëher kontribuoi për të mirën e popullit!
Në si familje, humbëm një intelektual, humbëm një njeri të parimeve, por na la neve, që ta vazhdojmë atë ku dëshironte profesori!
Kemi dhembje, por, kemi edhe krenari, që e kishim në mesin tonë!
Lavdi jetës e veprës së profesor Xhevat Nevzadi Nevzadi!