Njëri nga mjekët që tashmë ka vendosur ta lëshojë Kosovën është edhe Qendrim Kqiku, i cili ka treguar per Radio Star .Qendrim kqiku është mjek pergjithshëm, i cili ka vendosur të punojë në Gjermani në profesionin e tij, siç thotë ai, me kushte dhe pagë më të mirë pasi në Kosovë e ka pasur të pamundur të kyqet në profesionin s tij, tash më Qendrim Kqiku ka filluar punen në qytetin “Idar Oberstain” në Gjermani.
“Për të krijuar kontakte me cilin do shtet, për t’u punësuar si mjek, është shumë e lehtë, pasi atje kërkohen shumë mjekë. Vetëm gjuha është një faktor shumë i rëndësishëm, që duhet ta flasësh, tjerat janë shumë jo relevante për të gjetur punë dhe të sistemohesh, sidomos në Gjermani, aty ku edhe unë kam vendosur të shkoj. Ka shumë faktorë që më kanë bërë të krijoj këtë bindje për ta lëshuar Kosovën.
Arsyet e ikjes së këtij stafi, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian ku prin Gjermania si destinacion, ndërlidhen me pagat dhe kushtet më të mira për punë.
Lëvizja e kuadrit mjekësorë si fenomen ka prekur shume vende. Megjithatë, tani ka rënie të numrit të profesionistëve shëndetësore të cilët po largohen nga Kosova.
Më shumë se 600 mjekë në Kosovë janë të papunë, prej të cilëve, sipas statistikave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 60 janë mjekë specialistë. Institucionet publike shëndetësore, në anën tjetër, kanë kumtuar se kanë nevojë edhe për 5 mijë mjekë të rinj që të punësohen.
Ndërkohë në Odën e Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, thuhet se 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës.
Sido që të jetë Gjermania është vendi që më së shumti po kërkon punëtorë shëndetësorë nga jashtë, ku bën pjesë edhe Kosova.