Familja Zymberi nga Gjilani jeton në kushte të rënda ekonomike.
Burrë e grua vuajnë nga sëmundje kronike, por që nuk kanë mundësi të paguajnë shërbimet shëndetësore.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ata tani i kanë të sëmurë edhe fëmijët e tyre me gripin sezonal.
Si familje i marrin 105 euro asistencë sociale, me 100 prej të cilave paguajnë qiranë për një dhomë.
Ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje munden të kontaktojnë në këtë numër të kryefamiljarit: +383 46 157 836.