Shkruan: Arta Haziri-Nuhiu
Të dashura gra, nëna, vajza e motra shqiptare,
Duke iu uruar nga zemra Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, dëshira ime është të keni shëndet e suksese të panumërta në jetën tuaj. Një ditë e shënuar, që në vete ka respekt, dashuri të pafund për përkushtimin e gruas në të gjitha etapat e historisë sonë kombëtare. Ato nëna që janë afër shpirtërisht sado larg qofshin fizikisht, që na rritën me mundi dhe bën të pamundurën që ne sot të jemi me plotë suksese. Për ato vajza shqiptare që sot na bëjn krenare si shtet e si komb në arenën ndërkombëtare. I falemnderohem Zotit që i takoi gjinisë e cila po na bën krenare në çdo pikëpamje të jetës shoqërore qoftë në politikë, ekonomi, sport, shëndetësi, arsim, kudo.
Është bërë punë në respektimin e të drejtës së gruas, porse ende ka shumë për tu bërë. Shoqëria jonë akoma nuk është në nivelin e duhur të vetëdijës për rolin e gruas dhe rëndësinë e saj në shoqëri. Femra meriton më shumë respekt e dashuri, kujdes e hapësirë, meriton më shumë rol në shoqëri, përgjegjësi institucionale sepse ka dëshmuar se mundet, ka aftësi dhe ia del. Shembull për këtë kemi vajzat tona anembanë botës që jo më pak se të arta po na kthehen në Kosovë. Vlerat e një shoqërie pasqyrohen përmes harmonisë, respektit ndaj femrës, kujdesit ndaj saj dhe rolit të saj në shoqëri.