Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi Emini, e shoqëruar nga asamblistja Teuta Suliqi, kanë vizituar sot kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi.
Në këtë takim, në vigjilje të 8 marsit – Ditës botërore të të drejtave të grave, është vlerësuar lartë kontributi i grave në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Në takim u theksua se është lajm i mirë që tashmë në institucionet kosovare, gruaja ka rol të rëndësishëm në vendimmarrje, të cilat i kanë arritur në mënyre meritore.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, ka
pohuar se ndihet jashtëzakonisht mirë me bashkëpunimin që ka Komuna me policinë, gjykatën dhe prokurinë, për një jetë më të sigurtë për qytetarët e Gjilanit.
Në fund, kryetari Azizi e ka njoftuar kryesuesen Kurteshi-Emini me procesin e punës që bëhet aty, duke thënë se Gjykata Themelore është ndër gjykatat më të mira në zgjidhjen e lëndëve.