Me rastin e 22-vjetorit të rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit dhe Familjes së tij, kryetari i Gjilanit përmes një postimi në facebook ka thënë se në ditën e dëshmorëve, gjuniëzohemi para familjës Jashari.
Postimi i plotë:
Në ditën e dëshmorëve, gjunjëzohemi para familjes Jashari, që në emër të mbrojtes se pragut të shtëpisë, u kryengritën në rezistencë të armatosur për t’i dëshmuar botës që në emër të Zotit, Atdheut e Republikës, sakrifikohemi të gjithë. Më pas, u kryengrit e gjithë Kosova. U fitua Liria e Pavarësia. Të falëmnderit Bekim Jashari që po dëshmon besimin në Zot, Atdhe e Republikë.
Meqë jemi në vigjilje të Ditës së Mësuesit, respekt maksimal për Shaban Jasharin (hero i Kosovës), Makfire Vokshin, kryetare e parë e Forumit të Gruas së LDK’së në Gjilan, Musa Qerimin, kryetar i parë i LDK’së në Gjilan, Naim Shaqirin, veprimtar, profesor e humanist që ndërroi jetë të mërkurën dhe mijëra arsimtarë e profesorë, të cilët, në një kohë të pakohë, na mësuan si duhet atdheu!