Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Përmes një postimi në Tëitter, Thaçi shkroi se janë pajtuar me ish-kryeministrin që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.
“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës z. Mustafa dhe LDK që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet shtetndërtimit”, shkroi Thaçi.