Shkencëtarët për momentin mendojnë se mes 5 deri në 40 raste me koronavirus nga 1 mijë rezultojnë në vdekje. Përllogaritja më e mirë është 9 në 1 mijë ose rreth 1 për qind. Por e gjitha varet nga një seri faktorësh: mosha, gjinia, shëndeti i përgjithshëm dhe sistemi shëndetësor ku gjendesh.
Nga Robert Cuffe, shef i statistikave në BBC
Sa është rreziku për njerëz si unë?
Disa kategori njerëzish kanë më shumë gjasa që të vdesin nëse preken nga koronavirusi: të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe, ndoshta, burrat. Në analizën e parë të madhe me mbi 44 mijë raste në Kinë, niveli i vdekjeve ishte dhjetë herë më i madh te të moshuarit në krahasim me ata në mesomoshë. Niveli i vdekjeve ishte më i ulët te ata nën 30 vjeç- kishte tetë vdekje për 4500 raste.
Dhe numri i vdekjeve ishte thuajse pesë herë më i madh te njerëzit me diabet, presion të lartë të gjakut ose probleme me zemrën dhe frymëmarrjen. Po ashtu ka pasur një numër disi më të madh vdekjesh mes burrave se te femrat.