Burime të lajmi.net brenda QKUK-së bëjnë të ditur se pesë persona po dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.
Lajmi.net ka kontaktuar Shpend Fazliun, zëdhënës në QKUK i njëjti ka thënë se përgjigjet pasi të bisedojë me drejtoreshën e Klinikës pasi për momentin ajo është në takim.
Një ditë më parë mostrat për dyshimet se janë prekur me koronavirus për pesë pacientët e shtrirë në QKUK kanë dal negative.
Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se në rast të ndryshimit apo përkeqësimit të situatës epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë, rekomandimet mund të pësojnë ndryshime. Qytetarët do të jenë të informuar në kohë reale për çdo ndryshim eventual të tillë.