Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se raportet me SHBA-në ka arritur në një fazë kritike dhe delikate.
Sipas Mustafës nuk ka tarifë e as reciprocitet që i vë në pershore mardhëniet me SHBA-në.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate por edhe kritike. Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi.
S’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor.
Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA.
Jam në komunikim me Ambasadorin Grenell. E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Ëashington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së.
Do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK në ditët në vijim do ti bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të. IM