Sot asambleisti Isa Agushi (PDK), i përkrahur edhe nga kryetari i Lëvizja “Vatra”, Kushtrim Kadriu, iu drejtuan Zyrës së kryetarit të Gjilanit dhe Drejtorisë së Financave, me një kërkesë për qasje në shpenzimet e kryetarit të Komunës, Lutfi Hazirit.
“Duke qenë dëshmitarë të udhëtimeve të shpeshta të kryetarit të Komunës së Gjilanit në drejtim të gjitha vendeve të botës me pretekstin e udhëtimeve zyrtare kërkojmë nga ju të na njoftoni me shpenzimet e kryera nga zyra e kryetarit të Gjilanit, z.Lutfi Haziri, për vitin 2018 dhe deri tani 2020”, thuhet në këtë kërkesë.
Po ashtu Agushi e Kadriu kërkojnë të njoftohen mbi shpenzimet e veturës zyrtare të kryetari dhe nënkryetari të komunës në karburante si dhe kërkohet të dihen shpenzimet e kryetarit në mëditje jashtë shteti, bileta aeroplani dhe shpenzime të hotelit për vitin 2018