Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka reaguar ndaj shkrimit të këshilltarit të PDK-së në Gjilan, ku tregon se nuk posedon veturë personale zyrtare, telefon zyrtar, meditje e as pagesa tjera.
Postimi i plotë:
Pasi që Këshilltari Komunal z. Isa Agushi sot doli publikisht me kërkesë që të njoftohet mbi shpenzimet e veturës zyrtare të nënkryetarit të komunës në karburante si dhe kërkohet të dihen shpenzimet në mëditje jashtë shtetit, bileta aeroplani dhe shpenzime të hotelit për vitin 2019.
Si pasqyrë për këtë po ua bashkangjes raportin e shpenzimeve të derivateve njëveçare, ku brenda një viti janë shpenzuar gjithsej 1271 litra naftë, e që për një dit i bie të jenë një mesatare prej 3.48 litra. Gjithashtu, ju njoftoj se nënkryetari i komunës nuk posedon veturë personale zyrtare, telefon zyrtar, meditje e as pagesa tjera.
Kjo vetura është mjet i përbashkët e kabinetit dhe shfrytëzohet edhe nga anëtarët tjerë për nevoja të komunës si dhe shumëher nga OJQ-të e ndryshme për aktivitete të tyre!