Paniku nga virusi korona ka bërë qytetarët që të dynden rreth marketeve e fabrikave të miellit, për t’u furnizuar me rezevera, ani pse në shtetin tonë nuk është raportuar për ndonjë të infektuar.
Derisa, këtë gjendje po e shfrytëzojnë disa biznese të cilat kanë rritur çmimet e produkteve, madje jashtë normales.
ADVERTISING
Ishte vet Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi ai që përmes një fotografie të publikuar në Facebook, i cili tregoi se një supë e kishte blerë me një çmim shumë më të lartë se ditëve të tjera.
“Përderisa ankesat e qytetarëve janë gjithandej, e vërtetova edhe vetë se vetëm njëri prej produkteve ushqimore ka ngritje afërsisht 200% të çmimit”, kishte shkruar ai.
Ndërsa, në lidhje me këtë, Prestreshi ka thirrur menjëherë një mbledhje e cila ka nisur sot në orën 09:00.