Edhe pse në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin, Qeveria mbrëmë mori disa masa parandaluese pasi OBSH-ja e shpalli gjendjen pandemike.
Përpos kësaj, tashmë ekipet e profesionistëve shëndetësorë do të jenë anembanë vendit në parandalimin e koronavirusit.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se ekipet shëndetësore, do të jenë në shërbim të qytetarëve kudo, në laboratorë, në klinika, spitale, QKMF, në aeroport e deri te kufijtë e Kosovës.
“Së bashku ia dalim! S’ ka pushim! S’ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, u tha nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Koronavirusi ka arritur të marrë jetën e shumë personave anembanë botës, teksa të infektuar me këtë virus ka edhe në vendet e rajonit, si Shqipëri, Serbi e Maqedoni e Veriut./Indeksonline/