Rezultatet e 11 rasteve që janë paraqitur gjatë ditës së sotme si të dyshuara për koronavirus në Kosovë, kanë dalë negative.
Kjo është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila ka thënë se kjo informatë është pranuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së sotme në një konferencë për media ka thënë se masat janë marrë dhe se do t’u dërgohen informacione për mbrojtje në spitale e shtëpi shëndeti.