Gjilani po vazhdon me masat rigoroze si preventivë kundër Coronavirusit. I kemi dezinfektuar objektet e ndryshme, administratën komunale, bibliotekën, objektin e Stacionit të Autobusëve dhe të Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Dardania.
Ndërkohë, sot kemi filluar me dezinfektimin e objektit të Stadiumit të Qytetit, Stacionit Policor e palestrës së sporteve, për të vazhduar me të gjitha qendrat e Mjekësisë Familjare dhe objektet publike.
Ndërkaq, sot kam marrë vendim për mbylljen e Tregut të Kafshëve në një afat të pacaktuar, për largimin e të gjithë shitësve të pemëve dhe perimeve nga hapësirat publike, për ndalimin e shitjes dhe ushqimeve në hapësirat publike, për lirimin e njërit prind nga puna në rast se janë të punësuar të dytë.
Po ashtu, kam marrë vendim që të lirohen nga puna shërbyesit civilë të cilët janë me sëmundje kronike.
#COVID19Gjilan