Kryeministri Albin Kurti e Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia Vitia në konferencë urgjente, kanë konfirmuar se tashmë kanë dalë dy raste pozitiv me coronavirus.
Ka qenë ministri Vitia i cili ka konfirmuar rastin, duke dhënë edhe detaje, shkruan Reporteri.net.
Mësohet se njëra nga personat e prekur është një shtetase italiane e moshës 20 vjeçare dhe një tjetri i moshës 77 vjeçare.
“Ju njoftoj se MSH pas përfundimit të analizave në IKSHPK të 15 rasteve të dyshimta, dy kanë rezultuar pozitive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton të jetë stabile, njëri është i moshës 20 vjeçare dhe tjetri i moshës mbi 77 vjeçare. Janë marrë të gjitha masat kundër personave me të cilët ata kanë qenë në kontakt.”, tha ministri Vitia./Reporteri.net