Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka publikuar në Facebook fotografi dhe detaje nga takimi që e pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, raporton Gazeta Express.
Thaçi ka shkruar në Facebook se me Kurtin ka pasur një takim korrekt, konstruktiv dhe përmbajtjesor.
“Biseduam për pikat e përbashkëta të politikës së brendshme dhe të jashtme, për çështjet e interesit shtetëror dhe kombëtar. U pajtuam se duhet të ketë bashkërendim të institucioneve të Kosovës në çështjet e interesit shtetëror, veçanërisht në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen reciproke. Mbetem me shpresë se me kryeministrin Kurti dhe të gjithë liderët politikë do të vazhdojmë të punojmë së bashku për interesin e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka thënë ai.