Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se 77 vjeçari i cili është prekur me koronavirus është nga fshati i Stubëll.
Ai për klankosova.tv bëri të ditur se stafi mjekësor i cili i kanë ofruar ndihmë këtij personi në QKMF-në e qytetit janë në karantinë.
“Në karantinë i kam futur 15 persona të stafit mjekësor. Po ashtu menjëherë kemi marrë masat dhe shumë shpejtë pritet të futim në karantinë tërë fshatin. Jemi duke hulumtuar se më cilët persona ka pasë kontakt personi në fjalë”, ka thënë Haliti.