Teatri i Qytetit në Gjilan ka njoftuar se konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it, ka anuluar të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin mars.
Sot është bërë dezinfektimi i sallës, skenës, zyreve dhe i gjithë hapësirave të Teatrit të Gjilanit, si masë mbrojtëse e parandalimit të Covid – 19, mundësuar nga Komuna e Gjilanit.