Qeveria e re ka marr masa tjera për tu mbrojtur nga koronavirusi. Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha kafiteritë restorantet e tregjet e kafshëve e automjeteve.
Kurti bëri të ditur se do të ndërprehet edhe transporti urban dhe ai i organizuar ndërkombëtarë, e po ashtu do të kontrollohen qytetarët në pikat kufitare.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka treguar se deri tani janë izoluar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me dy personat e konfirmuar me koronavirus.