Ka shkuar në tre numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë. Dy rastet e para janë konfirmuar dje.
Express merr vesh se rezultatet kanë dalë pozitive edhe për një familjar i 77-vjeçarit nga Vitia.Pas pak minutash edhe Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për media, rreth koronavirusit.
Mbrëmë, Qeveria ka marrë vendim që t’i ndalojë hyrje-daljet në komunat Klinë dhe Viti, ku kanë banuar dy personat e infektuar.