Jemi në një moment të sprovës shtetërore dhe qytetare me corona virusin i cili po shtrihet tani edhe në Evropë.
Në Kosovë tani ka filluar të ndjehet më shumë edhe në aspektin psikologjik por edhe real.
Në këto raste të tilla Qeveria dhe i gjithë spektri politik duhet të jenë bashkë për të kaluar këtë pandemi e cila në mënyrë tinëzare po shtrihet gjithandej ku mungon kujdesi qytetarë dhe mos respektimi i rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore.
Përveç hapave të ndërmarr nga Qeveria është momenti që të ftohen edhe mjekët e specialistët e pensionuara në mënyrë që me përvojën e tyre të ndihmojnë në eliminimin e corona virusit. Po ashtu çështje tjetër që është me rëndësi angazhimi dhe puna e mjekëve të cilët punojnë pa ndërpre duhet të gjendet rrugë për stimulim substancial e jo stimulim vetëm sa për sy e faqe. Duhet të vlejë edhe për mjekët të cilët janë të punësuar me bashkëshorte të lirohet njëri për kujdesie familjare dhe kujdesin shtëpiak. Rrezikut përveç qytetarëve në përditshmëri i nënshtrohen mjekët, andaj institucionet e Kosovës duhet të kenë konsideratë edhe për shëndetin e tyre.
Në këto momente ashtu siç kishte deklaruar kancelarja Merkel që me rëndësi është shpëtim i jetërave të qytetarëve se sa rrudhja e buxhetit të shtetit. Këto pandemi janë të rralla dhe si të tilla donë trajtim profesional por edhe disiplinë në udhëzimet që jepen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Zeka: Mjekët dhe stafi mjekësor duhet të stimulohen dhe të ruhet edhe shëndeti i tyre përveç vendimeve të marra nga Qeveria
Ndani këtë artikull