Ambasada Gjermane e Kosovës ka lëshuar një njoftim ku thotë se nga data 16 mars do të mbyllet konsullata e Gjermanisë në Kosovë deri në njoftimin e radhës.
E ky njoftim erdhi si rezultat i zhvillimeve të fundit në vend, ku Qeveria e Kosovës mori masa vetëizoluese kundër përhapjes së koronavirusit në Kosvoë.
“Për shkak të zhvillimeve të fundit dhe vendimit të lëshuar nga Qeveria e Kosovës, Konsullata e Ambasadës Gjermane në Kosovë duke përfshirë edhe sektorin e vizave, do të mbyllet për publikun nga data 16 mars deri në njoftimin e radhës”, njofton Ambasada Gjermane në Kosovë.
E të gjitha terminët e konfirmuara në Ambasadë do të anulohen derisa të ndryshojë situata.
“Të gjithë terminët në që janë konfirmuar nga Ambasada gjatë kësaj kohe do të anulohen dhe do të njoftohen për terminin e radhës kur sektori i Konsullatës do të rifillojë punën”, shkruan Ambasada Gjermane.
Ambasada lut të mos dërgohen kërkesa por vetëm të kontaktojnë ambasadën me email ose telefon.
“Ju lutemi mos dërgoni kërkesa individuale për termine të reja pasi nuk jemi në gjendje t’i përpunojmë këto kërkesa për momentin. Në rast urgjence, ju lutemi kontaktoni ambasadën me e-mail ose telefon”, ka njoftuar Ambasada Gjermane në Kosovë.