Me 14 mars 2020 rreth orës 11:50 nga Qendra emergjente nē Gjilan, policia e Kosovës stacioni policor nē Gjilan është njoftuar se aty është sjellur një person shqiptar shtetas i Kosovës (1971), pa shenja jete.
Nga hetimet e para mësohet se për kohën sa ishte duke u kryer procesi i shkarkimit të disa strukturave të rënda metalike , me që rast vie deri tek rreshqitja e ngarkesës dhe viktimës i shkaktohen lëndime si pasoj e të cilave dyshohet se ka ndrru jetë.
Dy të dyshar shqiptar shtetas të Kosovës personat përgjegjës të kompanisë qê kryente këtë ngarkes, janên intervistuar nga hetues policor në prani të avokatit mbrojtës. Dyshohet se ata nuk kishin vepruar ne pajtim me dispozitat apo rregullat tektnike mbi masat per sigurinë në vendin e punës. Prokurori Kompetent për Krime të Rënda ka urdhëruar ngritje të kallëzimit penal :”Asgjësimi,dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe qê ata tê ndalen në Qendërë e ndalimit për dyzet e tetë (48h)orë.
Hetimet rreth këtij rasti të rêndê janë duke i udhëheq Hetuesit e hetimeve rajonale në kordinim me prokurorin e shtetit.