Zëvendëskryeministri nga LDK, Avdullah Hoti ka kërkuar që të hiqet menjëherë taksa ndaj mallrave serbe.
Sipas tij, kjo gjë duhet të ndodhë sot.
“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA”, ka shkruar Hoti.
Kjo deklaratë e Hotit vjen vetëm pak minuta pasi kryeministri Albin Kurti tha se i vjen keq që nuk ka mundur ta heq taksën ndaj mallrave serbe, për shkak të mos dakordimit me LDK-në.
Reagimi i plotë i Hotit:
Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.
Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.
Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.