Isa Avdyli i cili udhëhoqi gjimnazin ”Zenel Hajdini” në Gjilan, ishte zëvendës drejtor afër 7 viteve dhe më pas si Drejtor, ndërsa sot po del në pension.
Pak nga përvoja shumë vjeçare e Profesor Isa Avdylit
Që nga mosha e hershme duke qenë vetëm në vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Natyrore- Drejtimi Kimi, Isa Avdyli filloi punën si mësimdhënës në Shkollen Fillore ” 16 Nëntori” -Kamenicë.
Duke vazhduar më tutje në Gjimnazin “Zenel Hajdini ” në Gjilan, e më pas edhe në Shkollën e Mesme Teknike (Gjilan).
Puna e tij dhe dashuria ndaj nxënësve e bëri që asnjëherë të mos ndahet nga arsimi dhe nga e ardhmja
Vite me rradhë në arsim prapë rikthehet në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ku emërohet si Zëvendës Drejtor afër 7 viteve dhe më pas si Drejtor i kësaj shkolle.
Si zëvendës drejtor gjatë kohës së luftës me forcat serbe ,ai fshehu gjithë dokumentacionin e shkollës në oborrin e tij , kështu duke rrezikuar veten dhe familjen sepse gjithmonë mbante shpresë se liria do të vij një ditë dhe të mos i humbasin vlerat që mësimdhënesit dhe nxënësit i kishin krijuar deri në atë kohë.
Puna e tij si drejtor u pëlqye dhe u ndihmua mjaftë nga Komuna dhe Organizatat e huaja për shume inciativa dhe për një shkollë sa më të suksesshme.
Duke pas parasysh gjendjen e asaj kohe në vendin tonë, Isa Avdyli prapë u mundua të gjej zgjidhje për shumë probleme të nxënësve, e disa nga to janë edhe Uniformat e nxënësve, paisjen e kabinetit të informatikës me kompjuter dhe rrethimin e Shkollës për siguri më të madhe të nxënësve.
Me ndarjen e Gjimnazit në dy Shkolla, ai vazhdoi punën në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti ” duke arritur përvojen e tij mbi 40 vjeçare deri në këtë ditë, pra në pensionim e tij.
Gjithmonë pozitiv dhe i hareshem me nxënësit dhe kolegtivin e tij, e bënë që personaliteti i tij të mos harrohet asnjeherë dhe të merret si shembull për shumë gjenerata në vazhdim.