Në orët e vona të mesnatës mbrëmë u konfirmua edhe një rast me Koronavirus në Kosovë. Lidhur me këtë është deklaruar ministria e Shëndetësisë e ku kanë konfirmuar se bëhet fjalë për një 39-vjeçare të ardhur nga Londra, raporton.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ky është rasti i parë i shënuar në Pirshtinë. “Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./ZËRI