Në objektin e Qeverisë së Kosovës është vendosur flamuri i Italisë në shenjë solidarizimi me viktimat atje nga koronavirusi.
Këtë veprim e ka ndërmarrë vetë qeveria e Kosovës pasi u raportua në medie se vetëm këto dy ditë shifrat e të vdekurve në shtetin italian janë afër 400.
“Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj, Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfojë. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjen me ta”, thotë qeveria në një komunikatë për media.
Qeveria e Kosovës thotë se është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie.
“Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë”, theksoi Qeveria.