Si masë shtesë mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, Komuna e Gjilanit në koordinimin me kompanin kontraktuese, nga nesër do të bëhet pastrimi i rrugëve në Gjilan.
Asambleistja e PSD-së në Gjilan, Festa Shabani, i ka dërguar një e-mail, Drejtorit të Shërbimeve Publike, Naser Korçës duke e pyetur se kur do të filloj pastrimi i rrugëve në qytetin e Gjilan.
Festa Shabani ka pranunar e-mailin nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, i cili është përgjigjur duke treguar se nga nesër do të filloj pastrimi i rrugëve të qytetit.
Postimi i plotë:
Duke marrë parasysh gjendjen në të cilën jemi, sot i’u drejtova me pyetje/informatë, drejtorit për shërbime për publike në Gjilan, Naser Korça rreth pastrimit të rrugëve dhe siç po shihet nga nesër do filloj pastrimi i rrugëve edhe në Gjilan.
?? #rrinshpi