Shkruan Bajram Isufi
Duke i falënderuar të gjithë mjekët dhe personelin tjetër shëndetësor, policët, ushtarët e FSK-së dhe të gjithë të tjerët që janë në vijë të parë në ‘luftën’ me koronavirusin që paraqet shqetësim për gjithë botën,gjithë njerzimin,nuk duhet të harrojm edhe një sektor teper të randësishëm për qytetarët e këta jan puntorët e pastrimit të qytetit të cilet janë në punë për gjdo ditë.
Herët në mëngjes,heshtje,nuk ka lëvizje,ditë pune dhe jo pune, të vetmit që i takon në rrugë janë punëtorët e pastrimit që grumbullojn mbeturinat dhe pastrojnë rrugët e sheshet e komunës.
Janë modest,pagat e tyre mujore janë mizore,pa paisje elemetare për punë,por nuk kan zgjidhje tjetër,punojnë me korrektësi dhe shpresojnë për dita më të mira.
I kan duartë e zhytura por fytyrën dhe krenarinë burrërore.Edhe kur kam punuar me ta i kam përkrahur,po edhe tani kur i takoj i q’moj vlersoj dhe i inkurajoj sepse vërtet jan heronjë të qytetit.Faleminderit atyre që pastrojnë.