Shkruan: Hamdi A.Jashari
Politikanë ma t’flliqur e ma t’pa skrupullt nuk ma merr mendja që gjinden dikund në rruzullin tokësor…
As “mbretëria e kafshëve” n’kuadër të “Xhungllës” nuk do t’kish me bo veprime si t’politikanëve tanë sonte sepse, të paktën në këso situatash si kjo e jona tash, do t’kishin pasur respekt për komunitetin e tyre, e këta qysh po shihet e kanë t’prishur këtë “cenzorë”, bile ndoshta moti kohë nuk i’u punon!
Njerëz që s’dijnë tjetër, pos tërë kohën me mendu veç qysh me bo “ndërskomca” (por vetëm ndaj njëri tjetrit, jo edhe ndaj politikave të huaja)…
Nuk po muj me kuptu se qysh s’po i’u vjenë marre n’këtë kohë me bo këso skenash të tilla, kaq të flliqura, me mendu për rrëzimin e qeverisë fillimisht të po sa formuar, e kulmi i turpit është “momenti” …
Kanë me qeshë një dynja me këtë “magjupllëk”, me këtë turp që po n’a e servojnë burrështetasit tanë!
Për mendimin tem kjo situatë tash më e ka veç një emër, “MJERIM”!!!