Partia e Ramush Haradinajt do ta mbështetë mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kështu ka bërë të ditur, Ardian Gjini nga AAK, i cili akuzoi Kryeministrin Albin Kurti që provokoi krizë politike, shkruan Reporteri.net.
Sipas tyre, ajo që ka bërë Kurti është papjekuri e madhe.
Ndërsa LDK sot në ora 13 do të ,mbajë mbledhjen e grupit parlamentar ku do të bëhet e ditur kur do ta dërgon mocionin në Kuvend. Kjo parti sot pritet të nisë mbledhjen e 40 nënshkrimeve të nevojshme për mocionin e mosbesimit. /Reporteri.net/.