Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri sot nga ora 11:00, do të pret në takim furrtarët e Gjilanit, sipas burimeve të ‘Radio Star’ në këtë takim pritet të bisedohet rreth gjendjes së furnizimit me miell.
Qytetarët në Kosovë po vazhdojnë të presin në radhë për t’u furnizuar me miell, me kolona të gjata nëpër pjesë të ndryshme të Kosovës.
Kjo shkaku i pandemisë së koronavirusit, që e ka rritur shqetësimin për furnizim të qytetarëve në vend.
Nënkyetari i komunës së Gjilanit Arbër Ismajli, në një prononcim ka thënë se komuna e Gjilanit do të kërkojë nga të gjithë mullinjët që operojnë në komunën e Gjilanit, ti mbajnë rezervë 5000 kg miell në depot e tyre për raste emergjente.