Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, paraditen e së premtes i kishte vendosur tre kushte Albin Kurtit për të evtiuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Mustafa kishte kërkuar heqje të menjëhershme të taksës, kthimin në punë të Agim Veliut dhe kërkimfalje për LDK’në.
E meqenëse Kurti nuk e ka bërë asnjërën, partia që drejton Isa Mustafa ka vendosur që ta dorëzojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.
Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se në mungesë të reflektimit të Kurtit, kanë vendosur të ecin përpara për rrëzimin e qeverisë.
Kërkesa për Mocionin e rëzimit të qeverisë e kanë nënshkruar gjithsejtë 46 deputetë.
“Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime”, thuhet në njoftimin e LDK’së./Express/