Bota po ballafaqohet me pandeminë Koronavirus, e së fundi është shfaqur edhe në Kosovë.
E njëra prej masave për të parandaluar këtë virus është edhe vetizolimi.
Pas raportimeve në Kosovë që janë prekur nga Covid-19, sot është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në të gjithë vendin të shkojë në 22.
Qyteti i Gjilanit këto ditë është pa tollovi e pa njerëz, por kushdo që ka kaluar sot nëpër Gjilan, e ka parë atë të zbrazët dhe pak lëvizje të qytetarëve, por janë vërejtur vetëm lëvizjet e veturave.
Radio Star sjell disa fotografi të qytetit, ku shihet më së miri zbrazëtia e Gjilanit, edhe pse sot ishte një mot pranveror.