Është mbajtur sot në Gjilanit takimi i Komitetit për mbrojtje dhe shpëtim për parandalimin e Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli.
Gjatë adresimit para mediave, nënkryetari Ismajli ka deklaruar se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka asnjë rast të dyshuar me
Codiv-19.
“Këto janë takime të rregullta me qëllim të parandalimit të Covid-19. Fatmirësisht, deri në këtë moment nuk e kemi asnjë rast të dyshuar për këtë virus. Zoti po e ruan Gjilanin dhe vëtëdijësimi qytetar është në nivelin më të lartë, për çka i falënderoj shumë”, ka thënë Ismajli.
Ai ka konfirmuar se Gjilani është në vazhdimësi afër qytetarëve që kanë nevojë për asistencë sociale, ndërkaq furnizimi me miell dhe produkte tjera është stabil.
Ndryshe, Komiteti emergjent i Gjilanit është i përbërë nga të gjitha institucionet komunale dhe regjionale.