Para pak ditësh, u bë edhe lajm mediatik, rasti i infektimit me koronavirus të këngëtarit Muhamet Sejdiu, i cili ishte identifikuar me këtë virus pas kthimit nga një shtet i huaj evropian. Sipas protokollit shëndetësor, me plot të drejtë, personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin, duhej testuar dhe izoluar në rast të bartjes rastësore të koronavirusit. Një nga mysafirët e nderuar të asaj nate, ishte edhe vetë Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, i cili me të dëgjuar rastin, u vetizolua. Si ai, si të gjithë mysafirët e shumtë që ishin në atë mbrëmje të mrekullueshme, pas izolimit dhe testimit, kanë dalë me rezultate negative. Fatmirësisht, virusi nuk ishte bartur, se nuk ishte brenda hapësirës sonë, por i ishte bartur këngëtarit nga vendi prej nga vinte apo diku tjetër.
Pronari, menaxhmenti dhe i tërë stafi i Astorias, janë shumë të gëzuar që asnjë mysafir nuk rezultoi me infektim nga koronavirusi si pandemi globale, por edhe këngëtarit të përzemërt, që fatkeqësisht diku tjetër ishte infektuar, i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe lumturi në jetë!
Astoria është e përkushtuar për mirëqenien e klientëve tanë, duke kryer shërbime profesionale me kujdesin maksimal. Prandaj, edhe si shkas nëse do të bëhej, do të ndiheshim keq për klientët tanë, por jemi të lumtur që edhe kjo u pa se nuk ishim as sebep i infektimit të dikujt.
Asnjë mysafir në Astoria, gjatë asaj mbrëmjeje argëtuese-muzikore, duke përfshirë edhe Kryetarin e Gjilanit, nuk doli me rezultat pozitiv dhe për ne, ky është lajm fantastik.
Falënderojmë të gjithë klientët tanë për besimin, respektin, qëndrimin dhe lidhjen e fortë që kanë me Astoria, me ushqimin, shërbimin dhe stafin tonë të mrekullueshëm.
Për apel, Astoria ju fton të rrimë në shtëpitë tona deri në fitoren e shpejtë dhe të pashmangshme ndaj koronavirusit, dhe më pas, mezi ju presim t’i shijoni shërbimet, ushqimet, relaksimet dhe argëtimet në Astoria!
Vetëm në shtëpi, drejt rrugës së bashkimit të ardhshëm dhe kthimit në shtëpinë tonë të përbashkët – në Astoria!
Shpejt dhe sigurt, beteja me mikroorganizmat do të jetë e fituar nga njeriu! Astoria beson në imunitetin, inteligjencën, vullnetin dhe solidaritetin e njerëzimit! Ne i besojmë njeriut dhe klientëve tanë! Gëzuar për rezultatin negativ të gjithë klientëve tanë!