Bëri thirrje që të respektohen rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, por vetë presidenti Hashim Thaçi, u pa duke mos i respektuar ato.
Në një kofnerencë për media, Thaçi u pa kur lagu gishtin në gojë duke shpërfillur rekomandimet që të mos preket fytyra me duar.
Por, presidenti veç kësaj, në konferencat e fundit po shihet edhe pa masa mbrojtëse. Pa maskë e doreza është paraqitja e tij para mediave teksa iu adresohet qytetarëve.