Bizneset e ndryshme të Gjilanit, ditëve të fundit kanë filluar të dhurojnë donacione të ndryshme të cilat janë nevojshme për QKMF-të në qytetin tonë, Nënkryetari Arbër Ismajli ka falemnderuar bizneset gjilanase për humanizmin e tyre shpirtërorë.
Së fundmi QKMF-të në Gjilan, kanë pranuar 480 copë sapun higjenik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjenës, nga biznesi “Lanikas Group SH.P.K”.
Postimi i plotë:
QKMF-të në Gjilan, u pajisën me një donacion falë përkushtimit të bizneseve të suksesshme, të cilët dëshmojnë çdo herë humanizmin e tyre shpirtërorë, fisnik dhe me zemër të madhe. Artan Sermaxhaj, me biznesin e tij “Lanikas Group SH.P.K” nga Gjilani, dhuroi 480 copë sapun higjenik, të cilët do të shërbejnë për rritjen dhe sigurimin e higjenës për të gjithë ata të cilët po ballafaqohen në frontin e parë të mundësisë potenciale për kontakt me ketë pandemi. E falënderoj përzemërisht, z.Artan Sermaxhaj, bashkë me biznesin e tij, për kontributin i cili do të jetë në funksion të sigurimit të higjenës, e cila është ndër faktorët kryesor për lutfimin e pandemisë.
Zoti ua shtoftë begatinë familjare e biznesore!
Bashkë ja dalim!