Kryetari Haziri do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme në ora 17:00.
Kjo konferencë ka të bëjë pas konfirmimit edhe të 11 rasteve të reja të prekura me COVID-19.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, në këtë konferencë do të flasë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot në ora 17:00, mbanë konferencë të jashtëzakonshme për mediat, pas konfirmimit edhe të 11 rasteve të reja të prekura me COVID-19.
Konferenca mbahet në Qendrën Operative Emergjente, te qendra e studentëve, në kampusin e shkollave të mesme.