Shkruan: Nexhat Kurteshi
Të jesh human dhe sakrifikues, sikurse, Arbër Ismajli, do të thotë të mbash qëndrim njerëzor e fisnik dhe të shpërfaqësh dashuri të thellë ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallime. Zemërgjerësi të madhe, e cila i ze të gjithë. Është pak të vlerësosh këtë njeri me epitetet më të larta. Për më mirë ose për keq, praktika e shumicës së filozofive tona aktive zhvillohet në kontekstin e një sistemi politik. Pavarësisht, nëse politika jonë personale është autoritare, çlirimtare, demokratike, aty ku jetojmë dhe komunikojmë në një sferë publike që udhëhiqet dhe kufizohet nga ligjet, rregullat dhe rregulloret e zhvilluara nga një pjesë e spektrit politik. Si shumë prej jush, edhe unë z. Arbër Ismajli, e konsiderojë si një humanist modern politik, i cili, parasegjithash, pasqyron vlerat njerëzore e intelektuale të prindërve të tij. Arbër Ismajli, respekton qëndrimin jetësor të udhëhequr nga arsyeja dhe nga etika, bazuar në përvojë dhe veprim.
Arbër Ismajli, mbetet njeri i respektueshëm dhe i ndërgjegjshëm, për të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit, edhe për ata të cilët nuk ndajnë prirje të njëjta politike, ku së bashku me ta, Arbër Ismajli, në zemër të debateve të tij, zë fjalë vetëm për të ardhmen e qytetarëve të tij, dhe të ardhmen e Republikës në përgjithësi. Me politikën e tij, ai është besimtarë i demokracisë dhe i diversitetit, në konformitet, me mirëqenien e të gjithë qytetarëve të tij, pa dallime politike e shoqërore. Edhe angazhimi i pandalshëm i tij, në menaxhimin e situatës publike me koronavirus, po bënë të vlerësohet dhe të pëlqehet nga qytetarët. Pothuajse, 24 orë në monitorim e vlerësim, në punë e angazhim, për ta siguruar ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët. Vazhdimisht bënë lutje, dhe është i gatshëm të ballafaqohet me çdo sfidë, madje, kur të gjithë ne jemi të mbyllur në shtëpitë tona, ai është në konfrontim në vijën e parë, madje, rrezikon vetëvetën dhe familjen e tij, nga kontaktet e shumta që mund t’i ketë.
E shihni ndonjë politikan më aktiv në menaxhimin e kësaj situate? Të jeni të sigurtë, se jo. Arbër Ismajli, po mbetet i lider politik, i cili po hynë thellë në mendjet e shëndosha të qytetarëve të tij. Gjithë ky vullnet, angazhim e përpjekje, nuk mund të mos rezultoj me sukses për qytetarët e tijë, e dashuri nga ne për të. Pra, politikanët humanistë, si ky, favorizojnë demokracinë politike të mirëqenies dhe prosperitetit. Arbër Ismajli, si personalitet, e kupton rëndësinë e mbështetjes humane e politike brenda shoqërisë sonë. Për fund, shpresojmë që burrat dhe gratë që paraqesin veten për detyra politike, të janë të motivuar nga puna madhështore, intelektuale e politike e z. Arbër Ismajli. Përjetësisht, falënderues ndaj këtij njeriu, i cili po bartë mbi supet e tij menaxhuese, një situatë të rëndë e sfiduese, të cilës nuk i dihet përfundimi!