KFD tash e disa ditë ka punuar për t’i ofruar ndihmë banorëve të fshatit në nevojë. Ky Këshill ka punuar brenda kompetencave që ka, duke ju siguruar pako ushqimore disa familjeve, miell dhe produkte higjienike. Për shtëpinë e shendetit, ka siguruar një sasi të mjaftueshme të dorëzave, maskave, dezinfektuesëve si dhe listën e barnave esenciale (të udhëzuara nga personeli i Q.M.F-së) (fotot e prezentuara më poshtë).
Sot, është mbajtur takimi i radhës nga i cili takim është marr iniciativë për formimin e Shtabit Të Krizës, pjesë e këtij Shtabi do të jenë:
Jonuz Ramadani – imam i fshatit
Nexhat Ibishi – kryetar
Dr. Arsim Kastrati
Naser Arifi- kryetar i nëndegës LDK
Dr. Ekrem Kryeziu – kryetar i nëndegës PDK
Ibish Ibishi – asambleist
Sadat Saliu – kryetar i nëndegës VV
Rabit Xhelili – anëtar
Berat Foniqi – anëtar
Sadetin Poqinka – përfaqësues i komunitetit turk
Vendi i rezervuar për anëtarin e Shoqatës 17shkurti (akoma nuk kanë propozuar përfaqësues)
Ky Shtab që në fillim ka arritur që të grumbulloj disa mjete monetare dhe miell për familjet në nevojë.
– Naser Arifi ka dhuruar 500 kg miell
– Kushtrim Bislimi ( sasia e miellit të dhuruar
nuk ka dashur të bëhet e ditur)
– Agron Shabani 100 € (është blerë miell)
– Caja Shabani 100 €
– Bekim Haliti 50 €
– Lulzim Hajdari 25 €
Ftojmë gjithë banorët dhe vullnetarët që dëshirojnë të ndihmojnë me mjete financiare ose produkte ushqimore të i bashkohen Shtabit të Krizës.