Sot është dita e dytë e masave që kanë të bëjnë me kufizimin e lëvizjes tek qytetarët si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.
Qytetarët e Kosovës edhe sot e kanë të drejtën që të lëvizin lirshëm në dy orare, nga 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit, si dhe nga 16:00 deri në 20:00 të mbrëmjes.
Që nga tani, qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të dalin nga banesat e tyre, përveç rasteve urgjente apo atyre që janë specifikuar apo përjashtuar nga masa.
Ndërsa, për qytetarët që shkelin këtë vendim të qeverisë, janë paralajmëruar gjoba astronomike që shkojnë deri në 2 mijë euro.
Ky vendim do të jetë në fuqi, mirëpo i kontestuar deri në një vendim të Kushtetueses e cila mund ta shpallë ligjmërinë ose paligjshmërinë e vendimit të qeverisë që kufizon të drejtat themelore të njeriut.