Qyteti i Gjilanit , shihet i zbrazur pas vendimit të qeverisë së Kosovës e cila ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve.
Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që ti shmangin daljet e panevojshme, andaj qytetarët po e zbatojnë vendimin e Qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes.
Qeveria e Republikës së Kosovës mori vendime për të rritur disiplinën, për të mos rrezikuar qytetarët dhe për të zvogëluar në minimum mundësinë e infektimit dhe shpërndarjes së virusit Covid-19.
Radio Star sjell disa pamje ku shihet qyteti i zbrazur: