Kru “Hidromorava” sh. a. Gjilan u bënë thirrje konsumatorëve që të bëjnë pagesat e faturave të ujit.
Për shkak të përhapjes së pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi COVID-19 shumë konsumatorë nuk janë duke i kryer obligimet financiare ndaj KRU “Hidromorava”. Nëse nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit atëherë rrezikohet seriozisht funksionaliteti i kompanisë, duke patur parasysh se kompania ka obligime të cilat duhet t’i kryej edhe në këtë kohë. Për trajtimin e ujit nëpër fabrikat për përpunimin e ujit nevojitet energji elektrike, kemikale të ndryshme, shpenzime të mirëmbajtjes, pagat e punëtorëve,e të tjera të cilat kompania duhet të ju përgjigjet, nëse ju konsumatorë nuk i kryeni pagesat e faturave të ujit, atëherë kompania nuk ka mundësi t’i mbuloj këto shpenzime dhe do të gjindemi në situatë ku rrezikohet furnizimi me ujë.
Konsumatorë të nderuar, duke e kuptuar plotësisht situaten e krijuar me pandeminë, po ashtu duke e vlerësuar se furnizimi i qëndrueshëm me ujë është jetik në këtë kohë të vështirë për konsumatorët tanë, kërkojmë nga të gjithë ju që të vazhdoni me pagesat e faturave të ujit si më parë, qoftë përmes formës online (e-banking, pikat e Postës së Kosoves, Institucionet mikrofinacniare) apo përmes pikave të arkave statike dhe inkasantëve tanë.
Tel: 0280 326 980, mob:044/98 30 71
Kujdestaria inaktive: 044/ 71 98 13