Gjatë vizitës që kishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Bresalc, Llashticë dhe në lagjen Arbëria, ka garantuar qytetarët se personeli shëndetësor në nivelin primarë është duke dhënë shërbime shëndetësore normalisht gjatë orarit të punës.
“Personeli shëndetësor është në gjendje gatishmërie nëpër të gjitha fshatrat dhe lagjet duke përfshirë edhe urgjencën, ku shërbimet janë duke u dhënë në nivelin më të mirë të mundshëm. Gjendja është e qetë, nuk kemi raste të reja me Covid-19, sikur që edhe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut është gjithnjë në rënie. Të gjitha institucionet shëndetësore në të gjitha nivelet në Komunën e Gjilanit janë duke e bërë maksimumin në menaxhimin e gjendjes për çka i falënderoj dhe njëkohësisht përkushtimin që po jep në baza ditore Qendra Regjionale e Shëndetit Publik”,ka thënë nënkryetari Ismajli.
Luten të gjithë qytetarët e Gjilanit që për çfardo shqetësimi shëndetësor të kontaktojnë numrat kujdestar 112, 192, 193 apo 194, ku shërbimet emergjente, si emergjenca, policia apo zjarrëfikësit do të intervenojnë në kohën optimale kudo që kërkohet ndihma e institucioneve të shtetit.