Një informim të shkurtër për të gjithë qytetarët të cilët kanë frikë nga të prekurit me COVID19 dhe për ata të cilët janë pjesëtarë të familjes së tyre. Aktualisht, u shërbeva në Market “Tuba”, në Gjilan. Këta janë pjesë e familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq, të cilët u prekën me koronavirus. Shqetësimi i të gjithë familjes është se vazhdimisht po paragjykohen nga qytetarët, e kjo po ndikon edhe në biznesin e tyre familjar.
Miq, së pari, kjo është pandemi globale me të cilën po ballafaqohet tërë bota, ku nesër njëri nga ne mund të jetë potencialisht i prekur. Të gjithë të prekurit do të jenë nën kontrollë të rreptë nga institucionet shëndetësore, ku do të trajtohen denjësisht deri në shërim të plotë. E dyta është se nëse një nga familjarët është i prekur me koronavirus, nuk do të thotë që të gjithë pjesëtarët e familjes mund të jenë të prekur, andaj, për këtë iu bëhen analizat të cilat e dëshmojnë këtë ose jo.
Pra, të gjithë të prekurit do të jenë të vetë-izoluar. Mos keni frikë nga familjarët e jashtëm të tyre, sikurse në rastin e familjes Shaqiri, pasi që këta nuk janë fajtorë për këtë, e aq më pakë, nuk do të thotë që edhe këta janë të prekur. Të jeni të sigurtë për një gjë, të gjithë të prekurit do të jenë nën kontrollë dhe vetë-izolim, deri në shërim të plotë. Ky virus trajtohet dhe nuk lenë pasoja as tek të prekurit, e leje më tek familjarët e tyre, që nuk do të thotë të jenë të prekur të gjithë.
Ju bëjë apel nga zemra, që të mos e rritni panikën tek të tjerët, e mos e shtoni paragjykimin për familjarët e tyre, sepse kjo nuk na bënë aspak nderë! Mos u frigoni dhe mos e shtoni paragjykimin! Ju lutem, paragjykimet shkaktojnë lëndim të thellë në shpirtë dhe përçarje të thellë. Të jeni të vëmendshëm, dhe mos i lëndoni njerëzit!
Bashkë ja dalim!