Ndërkohë që bota po përballet me koronavirusin, COVID-19, i cili tashmë është një pandemi globale dhe po merr mijëra jetë në ditë, ekspertët e shëndetit po ngrenë disa dilema.
Në rrjetet sociale, kryesisht në Amerikë po ngrihet pyetja nëse gripi që kaluan njerëzit në muajt nëntor-dhjetor mund të ketë qënë koronavirusi i ri?Të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të të afërmëve, shumë përdorues kanë deklaruar se kanë shumë të ngjarë t’a kenë kaluar këtë virus, bazuar në simptomat e paraqitura.
Donna Lee Collier, një zonjë në SHBA shkruajti në Facebook:Kush u sëmur në nëntor ose në dhjetor dhe “gripi” i zgjati 10 deri në 14 ditë, me kollë të rëndë që nuk largohej? Mjekët thanë se nuk ishte grip, por e quajtën infeksion të rëndë të frymëmarrjes.
Zona jonë ka pasur një sezon “gripi sezonal” shumë agresiv, por të gjithë miqtë e mi kanë dalë negativ për testin e gripit.
Ky postim mori qindra komente të cilat deklaronin të njëjtën gjë, duke bërë të dyshojnë se koronavirusi ka qarkulluar në Amerikë, që në muajt nëntor ose dhjetor.
A mund të këtë ardhur COVID-19 në SHBA para janarit, ku dhe u kapën rastet e para?Ekspertët thonë se është e besueshme që koronavirusi erdhi në SHBA nga Kina para janarit, por sipas tyre duhen ende prova shkencore për ta vërtetuar këtë.
Duke qenë se SHBA tashmë është vendi më me shumë të prekur nga COVID-19, e ka të vështirë të angazhojë studiues për të zbuluar këtë, por pritet me qetësimin e situatës të zbulohet më shumë mbi origjinën, kohën e përhapjes dhe mënyrën e veprimit të COVID-19 mbi trupin tonë.